Sunday, January 15, 2012

Zyrih, “Tek Shtërgthi” – Paul Celan


(Poezi për Nelly Sachs*)

Ne folëm për shumë, për
pak. Për “ti”
dhe “por ti”, për
turbullin mes kthjellës, për
hebrenjtë, për
Zotin tënd.

Për -
këto.
Ditën e një fluturimi në qiell,
katedralja qëndroi atje, erdhi
me ca flori përmbi ujëra.

Për Zotin tënd qe fjala, unë fola
kundër tij, unë
e lejova zemrën, që pata,
të shpresojë:
për
Fjalën e tij me të lartë, më me grrahmë,
më qortuese –

Syri yt më pa mua, pa dhe tutje,
goja jote
foli me syrin, dëgjova:

Ne
nuk e dimë, kupton,
ne
nuk e dimë
si e çfarë
vlen e qëndron.


Origjinali:

ZÜRICH, ZUM STORCHEN

Vom Zuviel war die Rede, vom
Zuwenig. Von Du
und Aber-Du, von
der Trübung durch Helles, von
Jüdischem, von
deinem Gott.

Da-
von.
Am Tag einer Himmelfahrt, das
Münster stand drüben, es kam
mit einigem Gold übers Wasser.
Von deinem Gott war die Rede, ich sprach
gegen ihn, ich
liess das Herz, das ich hatte,
hoffen:
auf
sein höchstes, umröcheltes, sein
haderndes Wort —

Dein Aug sah mir zu, sah hinweg,
dein Mund
sprach sich dem Aug zu, ich hörte:
Wir
wissen ja nicht, weisst du,
wir
wissen ja nicht,
was
gilt.

~o~o~o~

* Flet për takimin e të dyve në vendin që i jep titullin poezisë, në Maj 1960 (më 25 deri 27; poezia u shkruajt në 30 maj, sapo Celani u kthye në Paris), dhe për temën e bisedës: Celani akuzon Zotin për heshtjen e Tij ndaj Holokaustit, por me një zbutje që vërehet në strofën e fundit.
Nelly Sachs, në leterkëmbimin me Celanin, fuste shpesh poezi, njëra nga të cilat jepet në vijim.

Kush thërret?
Vetë zëri yt!
Kush përgjigjet?
Vdekja!
A zhbëhet miqësia
Në kazermat e gjumit?
Po!
Pse kërkush s’do t’ia dijë?
Ai pret që puthja e rozmarinës
Të notojë mbi ujë!

Ç’është kjo?

Çasti që braktisja
Nga i cili koha vdiq
E vrarë nga përjetësia –

Ç'është kjo?

Gjumi dhe vdekja nuk kanë cilësi.

Origjinali:
Wer ruft?
Die eigene Stimme!
Wer antwortet?
Tod!
Geht die Freundschaft unter
Im Heerlager des Schlafes?
Ja!
Warum kräht kein Hahn?
Er wartet bis der Rosmarinkuß
auf dem Wasser schwimmt!
Was ist das?
Der Augenblick Verlassenheit
aus dem die Zeit fortfiel
getötet von Ewigkeit –
Was ist das?
Schlaf und Sterben sind eigenschaftslos





No comments yet