Saturday, January 14, 2012
Trojka
Që kur të kam njohur
Bie kohë tërë kohën
me kokrra të mëdha,
na lag e ne larg.
Optike
Pas pragut fokal
truri të kthen si gotë
dhe prej teje dehet vazhdimisht.
Rreshtore
Shum po trokllijn nj’ata hapa e aspak s’po ecin,
në vend numëro
togat e popullit tim rreshtor.
Fatin
E ka të shkruar çdo dashuri
si njerëzit, jetëgjata
nuk bëhet jetëshkurtër,
Bestyde
Statujë e lirisë pishtarin
e shuan në ujëra të kripur,
në klorure botësh prish magji të zeza.
No comments yet