Friday, January 13, 2012

Pinctada


kërkuam qytetit më kot për perla të errëta
që t’i shkonin trishtit tënd të hijshëm -
e bardha budallaqe e sedefeve
ra sheqer veleritës mbi petët e ditës;
rrathë nën sytë e tu,
dy guacka të lashta u hapën ngadalë,
dy perla të murrmit të mbrëmjes.

No comments yet