Friday, January 13, 2012
Ligjërim me një zemër thyer
Ti thua jam vdekatar si t’ish një përvojë,
ne kemi flirtuar, por jemi të virgjër, ende,
vajza që s’erdhi kurrë në takim, s’ish vdekja,
vajza që s’priti kurrë e iku, s’ish vdekja,
vajza që derën hapur harroi se ftohmën ia ndjeve
në dhjetorët e hidhët që fjalën s’e mbajnë dhe vitin ndërrojnë
dhe ndoshta dekadën, e mbase shekullin, me hënë mijëvjeçarin,
s’ish vdekja, dhe pse si ajo e pabesë dhe e sigurt.
No comments yet