Sunday, January 1, 2012

Leggero si për fillim viti


Gjësend s’kam,
gjësend nuk dua,
brenda paqen
kam vështirë,
djajt që josha
m’u bënë dado,
më përkundin
natënemirë.

Më thon’ ke
atëher’ kur s’ke
dhe që s’ke
atëher’ kur ke,
domethënë
që ty të pata
kur më ike
dhe më le?

Domethënë
qesh i thatë
kur më bëri
shiu qull?
Kshu shtëpinë
mbaj me një tra
edhe murin
me një tullë,

e me gaz
dal n’agorà,
në mexhlis
ma njohin zënë,
ashtu qofsha
si më dinë,
papo ç'jam
mos qoft’ e thënë.

Humba vlerë
e stok në bursë,
karrierë, titull,
pretendime,
prapë i pasur
qeshë gjer kur
botës mbeta
pa shpjegime.

S’di pse isha,
s’di pse jam,
se s’më pyetën
kur më sollën,
qava, qumësht
nuk më dhanë,
dhe prandaj
kafshova mollën.

No comments yet