Tuesday, January 24, 2012
Ciknim
Kur mu ftohe akull
kujtova se ujë ishim
më së shumti,
infektuar me spore kristali n’inkubim
që mbijnë pa pyetur e shkak,
si çdo metastazë akulli me pigment të limonit
nën tjegullat e fjetura
të lëkurës,
ç’bëra gabim
veten dhe tjetrën bren e gërryen me qysqinë e
kallkanit,
se më s’mund nën gjethet e vetjeve
të depërtosh bulëz e njomë,
por veç më me thyerje e krisa
hajduti në porta të ngurta,
u meh e platit Juga në cipë,
t’u ftoha akull,
e kuptova sa ujë kemi.
No comments yet