Monday, December 26, 2011
Heloise
I hollë akulli nën hapa,
i ngrohtë uji nën akull
gjallon mrekullin’ e jetës,
një floçkë
zgjat dorën
dhe sytë
gati t’më puthë,
verza argjendi të çelë pas veshëve të mij,
gjinjt e epshëm nënujs si flokët,
leshterikë të butë, të zinj,
rrymë e ngrohtë bren akullin
e betimit
në cipë mëkati
që tjetrin hap s’do mbajë,
“kurrë me floçka të njoma!”
një leshterik mbin
trekëndor
në barkun e saj,
tetë tentakula m’i zgjat të etura ,
ta shkul atë xhufkë
bar të keq që e dua,
akull i betimit kris i hollë nën shuall,
floçkë jo nga ujët e njomë, nuk duhet të të dua!
No comments yet