Sunday, December 25, 2011
Caput mundi 4
Riparuan kalldrëmin si një nofull,
shkulën dhëmbë të prishur,
ngulën implante
që prisnin hutuar si rekrutë,
çapat e parë me kujdes
nofulla dhe ne,
uri e rrugës
na kish brerë
pa duk
nën fundet e shojeve,
dinakëri guri dymijëvjeçar;
nga të ftohtët seç therte një nerv,
Koloseumi - një dhëmballë e prishur,
nofulla na ripërtypnin, krand
në orën e çmuar të pasditës,
dritat ndezur para kohe,
qirinj për shpirtra, anërruge.
No comments yet